Sport

Europiani 2020/ Panucci publikon listën e 24 lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e para kualifikuese

14 Mars 2019, 12:29 Nga DOSJA
Europiani 2020/ Panucci publikon listën e 24 lojtarëve të

SHQIPËRIA- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Christian Panucci, ka publikuar listën me 24 futbollistët që do të grumbullohen për dy ndeshjet e para kualifikuese të Europianit 2020.

Më 22 mars Kombëtarja Shqiptare do të luajë kundër Turqisë në “Loro Boriçi” dhe vetëm tre ditë më pas do të përballet me Andorën në “Estadi Nacional”.

Në listën me 24 futbollistë bie në sy rikthimi i Amir Abrashit, Arlind Ajeti, Armando Sadikut dhe Kristi Qoses. Hera e fundit që Qose ka luajtuar për Shqipërinë ka qënë në kohën kur ekipi drejtohej nga Gianni De Biazi.

Për shkak dëmtimesh mungojnë Cikalleshi dhe Odise Roshi, ndërsa kapiteni Mërgim Mavraj do të mungojë për shkak të një dënimi kartonash.

Shqipëria bën pjesë në grupin H bashkë me gjashtë skuadra. Ato janë : Franca, Turqia, Islanda, Moldavia dhe Andorra. Dy të parat që në fund do të kualifikohen direkt dhe e tretën do të shkojë në “play-off”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci europiani 2020 kombëtarja shqiptare të futbollit christian panucci europiani 2020 kombëtarja shqiptare të futbollit

Sondazh

Poll