Sport

Igli Tare 10 vite drejtor sportiv i Lazios, ja talentet që e kthyen shqiptarin në një ndër drejorët më të mirë në Seria

13 Mars 2019, 17:02 Nga DOSJA
Igli Tare 10 vite drejtor sportiv i Lazios, ja talentet që e kthyen

Igli Tare, ish futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka luajtur më fanellën e Lazios në Itali, në fund të karrierës si futbollist, klubi I Lazio-s i ofroi një kontratë shqiptarit, atë të drejtorit sportiv.

Kanë kaluar 10 vite dhe Tare vazhdon të mbajë të njëjtin post te Lacio, por tashmë me famën si një nga drejtorët më të mirë në Seria A.

Tare shpeshherë është kërkuar nga klube të tjera, por Lacio për të ka një vend të veçantë, ku ndikon dhe marrëdhënia me presidentin e cila është me shumë se profesionale, pavarësisht se ka pasur keqkuptime.

Sukseset e ish-sulmuesit të kombëtares në krye të italianëve kanë qenë të shumta, duke nisur me tranferimin e talenteve që më pas u shndërruan në thesar për arkat e klubit, deri te nënshkrimi me një sulmues të afirmuar si Klose, i cili edhe pse ishte në fund të karrierës arriti të bëhej i rëndësishëm në skuadër.

Tare ka sjellë një listë të gjatë me lojtarë, duke nisur nga Tomas Strakosha, Milinkoviç-Saviç, De Vraj,Luis Alberto të cilët me performancat e tyre kanë shumëfishuar vlerën e shpenzuar për to.  Të gjithë ekzluzivitete të Igli Tares.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare kombetarja shqiptare lazio talente igli tare kombetarja shqiptare lazio talente

Sondazh

Poll