Sport

Igli Tare nuk ndalet! Drejtori Sportiv gati të afrojë sulmuesin e Chelsea-s

30 Janar 2020, 12:22 Nga DOSJA
Igli Tare nuk ndalet! Drejtori Sportiv gati të afrojë sulmuesin e

ITALI- Kur kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja e merkatos së janarit, ekipet e Serisë A kërkojnë të shfrytëzojnë çdo minutë, Lazio është vënë në ndjekje të një sulmuesi dhe profili më i duhur është Oliver Giroud.

Inter e ka braktisur lojtarin francez dhe nuk është më në planet e zikaltërve. Në mediat italiane drejtori sportive, Igli Tare është duke parë nga afër situatën e lojtarit. Chelsea nga ana tjetër po kërkon të marrë Mertens nga Napoli dhe nëse ardhja e belgut arrihet, atëherë nuk do të ketë më vend për 33 vjeçarin.

Megjithatë lëvizjet e fundit janë gjithmonë vendimtare në merkato dhe për skuadrat e Serisë A ka ende dhe pak kohë për të marrë vendime.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare lacio oliver giroud igli tare lacio oliver giroud

Sondazh

Poll