Sport

MotoGP/ Pas 15 sezoneve, Yamaha i bën dalje Valentino Rossit, drejtuesit zgjedhin Quartararo

30 Janar 2020, 10:45 Nga DOSJA
MotoGP/ Pas 15 sezoneve, Yamaha i bën dalje Valentino Rossit, drejtuesit

TIRANË– Vendimi është zyrtar, një kontratë dy-vjeçare për francezin. Valentino Rossi, në këtë mënyrë do t’i thotë lamtumirë ekipit të tij në fund të sezonit dhe vetëm dy opsione do të mbeten për të: ose skuadra e Petronas, me garancinë si piloti i parë, ose tërheqjen nga garat. “Unë nuk jam duke nxitur të vendos” ishin fjalët e Doktorit.

Një rrufe në qiell të hapur, jo aq për përmbajtjen e lajmit (që befason deri në një moment të caktuar), por për kohën. Në fakt, Valentino e kishte bërë të ditur në fillim të vitit që do të marrë ca kohë për të vendosur të ardhmen e tij, se do të priste gjatë sezonit për të vlerësuar ecurinë e shfaqjeve të tij dhe më pas të zgjidhte opsionin më të mirë për veten.

Skuderia japoneze, në të vërtetë, ka konfirmuar se një vendim mbi të ardhmen e Rossi do të merret pas 7-8 garave, në mesin e vitit 2020.

Pas 15 sezoneve me Yamaha-n i mbyllën derën përfundimisht njërit prej pilotëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. 7 tituj numëron piloti italian, katër prej të cilëve “Doktori” i ka fituar me Yamahan, megjithatë CV e tij e pasur nuk ka mjaftuar për krerët që t’a mbanin edhe për disa vite 41 vjeçarin.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fabio quartararo valentino rossi yamaha fabio quartararo valentino rossi yamaha

Sondazh

Poll