Aktualitet

Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç 20 vite më parë, ja kush është i shumëkërkuari nga Fieri (Emri+Foto)

30 Janar 2020, 13:54 Nga DOSJA
Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç 20 vite më parë, ja kush

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme një tjetër person që është shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Engjëll Brahimi, i dënuari me burg përjetë, i cili është një nga 50 të kërkuarit per t’u kapur nga Njësia e Kërkimit në Policinë shqiptare.

Sipas njoftimit të policisë, më 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

I dënuari me burg përjetë Engjëll Brahimi. Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç. Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet engjell ibrahimi fier engjell ibrahimi fier

Sondazh

Poll