Bota

Studentja tajlandeze e izoluar në Wuhan: Do të vdesim për bukë jo nga Koronavirusi

30 Janar 2020, 09:24 Nga DOSJA
Studentja tajlandeze e izoluar në Wuhan: Do të vdesim për

KINË– Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 170. Tashmë sëmundja ka mbërritur në çdo rajon të Kinës, raporton BBC. Së fundmi u konfirmua edhe një rast në Tibet. Në total janë 7711 raste të konfirmuar në vend. Infeksioni është shpërndarë edhe në 15 vende të tjera.

Një studente tajlandeze e cila studionte në një Universitet në Whan është bllokuar tashmë në këtë qytet fantazmë që është i përfshirë nga virusi vdekjeprurës.

Pasnicha Krutdamrongchai ka bërë thirrje drejt autoriteteve që ta ndihmojnë të evakuohet pasi ndihet tejet e rrezikuar mes këtij qyteti që nuk  mund të jetosh i lirë, pasi çdo biznes, shkolla dhe institucione janë mbyllur për shkak të shmangies së përhapjes së Koronavirusit.

Duke qenë se tashmë Whani është konfirmuar si qyteti ku ka shpërthyer virusi, studentja tajlandeze thotë se do të vdesim për bukë, nëse nuk dalim të blejmë ushqime.

 “Nuk kemi ushqim mjaftueshëm për shkak se nuk kemi grumbulluar paraprakisht sepse izolimi erdhi në mënyrë të beftë. Nuk mund të dalim jashtë, por edhe kur dalim, supermarketeve po u mbaron ushqimi”.- është shprehur Pasnicha Krutdamrongchai.

Sipas studentes mendohet nuk dihet nëse do të vdesë nga virusi apo mungesa për bukë.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Hong Kong u pa që një supermarket ishte  boshatisur dhe nuk kishte asnjë ushqim nëpër rafte, pasi disa njerëz janë furnizuar duke marrë masa për izolimin ndërsa të tjerë kanë mbetur pa ushqim.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë pasnicha krutdamrongchai shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë pasnicha krutdamrongchai shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll