Bota

Shpalli planin për Lindjen e Mesme, palestinezët në protesta kundër Trump, u vënë flakën fotove të tij

30 Janar 2020, 08:16 Nga DOSJA
Shpalli planin për Lindjen e Mesme, palestinezët në protesta

SHBA– Palestinezët kanë refuzuar në mënyrë kategorike propozimin e Donald Trump për Lindjen e Mesme, duke u shprehur se Trump ka bërë këto lëvizje kundër tyre.

Plani njeh dhe legjitimon vendbanimet hebraike të ndërtuara në territorin e okupuar palestinez, të cilat vlerësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

Këto janë vetëm deklarata të bëra nga liderët, dhe asnjë nuk është e pranueshme nga ana e palestinezëve. Para se të shpallte propozimin të martën, zoti Trump madje u shpreh se ai e dinte që liderët palestinezë do të ndjeheshin në këtë mënyrë dhe do ta refuzonin atë.

Ndërsa opozita izraelite nuk ka shmangur sugjerimet,  duke pretenduar se koha e publikimit të propozimit kishte për qëllim ndihmën për Benjamin Netanyahu, në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2 mars.

Zyrtarët e administratës Trump thonë se ata kishin pritur tashmë dy cikle zgjedhore jo-përfshirëse izraelite përpara se të shpallnin planin e Lindjes së Mesme.

Ekzistojnë dyshimet se kryeministri izraelit do të shpresojë se kjo do ta shkëpusë atë nga akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shkeljes së besimit me të cilën përballet, akuza që ai portretizon si “lajme të rreme” dhe një gjueti shtrigash nga e majta dhe nga media .

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin netanyahu palestinezet kunder trump plani per lindjen e mesme trump benjamin netanyahu palestinezet kunder trump plani per lindjen e mesme trump

Sondazh

Poll