Bota

‘T’i puthja edhe njëherë’, gruaja e Kobe Bryant dedikim prekës pas aksidentit tragjik: Nuk e përshkruaj dot dhimbjen

30 Janar 2020, 08:11 Nga DOSJA
‘T’i puthja edhe njëherë’, gruaja e Kobe Bryant

SHBA- Gruaja e Kobe Bryant ka thyer heshtjen pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ka bërë një dedikim prekës. Në një reagim në Instagram, Vanesa shkruan se ndjen më shumë dhimbje pas atij aksidenti tragjik.

Ajo shprehet se nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen, por shton se gjen ngushëllimin te fakti se Kobe dhe Gianna e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. “Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt”, shprehet Vanesa.

DEDIKIMI I PLOTË

 “Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Padyshim që kemi nevojë për to. Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobi – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tone dhe Xhanan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin. Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobi dhe Xhana e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt.

Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të tashmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobi dhe vajza jonë Xhana janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë.

Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri. Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”. Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e tuaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Natalias, Xhanas, Biankas dhe Caprit”, shkruan Vanesa në dedikimin prekës.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant vanesa bryant vdes kobe bryant kobe bryant vanesa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll