Politike

Basha mbledh ish-deputetë, aleatë dhe intelektualë: Dua mendimin tuaj kritik për veprimet e opozitës

14 Mars 2019, 11:01 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-deputetë, aleatë të PD-së dhe intelektualë të përfshirë në Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit.  Gjatë fjalës së tij, Basha i ka kërkuar pjesëmarrësve në takim që të shprehin lirshëm mendimin e tyre kritik lidhur veprimet e opozitës. 

 

Të pranishëm në takim kanë qenë pedagogë, qytetarë dhe aktorë. Ndër ta bien në sy figurat e Mark Markut, Edmond Tupes, Ervin Gocit, Flutura Açka, Neritan Liço, Ergys Mërtiri, Bujar Kapexhiu etj. 

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë.  Interesi i kësaj tryeze ku është mbledhur një pjesë e elitës intelektuale të vendit është zgjidhja e krizës. Me rastin e kësaj krize, duhet që elita të japë kontributin e saj dhe t’i japim fund tranzicionit disa vjeçar. Qeveria është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe pronat e shqiptarëve. Kjo nuk duhet të shkaktojë largimin e popullit nga vendi i vetë por largimin e qeverisë. Vlera kryesore e të qenit bashkë është marrja e mendimit tuaj me një frymë realiste dhe kritike, i relektimit tonë në kuptimin afatgjatë,“-tha ndër të tjera Basha. 

Një fjalë mbajti edhe ish-deputeti i PS-së, Limoz Dizdari  i cili foli hapur dhe nuk harroi të kritikonte PD për modelin e qeverisjes që i ofroi shqiptarëve. (Lexo këtu) Ndërkohë që takimi mes Bashës dhe artistëve ka “siguruar” edhe një hapsirë tek VOA (Zëri i Amerikës), e cila e ka transmetuar live. 

Po ashtu gjatë këtij takimi foli edhe shkrimtarja Flutura Açka, e cila paralajmëroi autoritetet se nëse do të shkojnë për të shembur Teatrin Kombëtar, artistët do të lidhen me zinxhirë. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike limoz dizdari lulzim basha takimi i bashes me artistet limoz dizdari lulzim basha takimi i bashes me artistet

Sondazh

Poll