Politike

Manjani: Hipokrizia diplomatike në Shqipëri, kulmi i gallatës është këshilla e Zaevit

14 Mars 2019, 10:50 Nga DOSJA
Manjani: Hipokrizia diplomatike në Shqipëri, kulmi i gallatës

TIRANË- Një ditë pas deklaratave të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev i cili në një konferencë dypalëshe me kryeministrin Edi Rama, tha se vendimi i opozitës për të djegur mandatet ishte i gabuar, (Lexo këtu), kanë nisur përgjigjet edhe nga opozita.

Ish-ministri Ylli Manjani, në një status në Facebook thotë se thirrjet e ambasadave kundër dhunës, deklaratat e OSBE për blerjen e votës dhe këshilla e Zaevit për largimin e opozitës, janë kulmi i gallatës në vendin tonë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Kulmi i gallatës në këtë krizën tonë ka qenë:
1. Thirrja e Ambasadës Franceze për të mos bërë dhunë.
2. Deklarimet e OSBE në Tiranë në favor të blerjes së votës.
3. Këshilla e Zaevit kundër largimit të opozitës nga Parlamenti.
Të tre këto momente janë lapidari i hipokrizisë diplomatike në Shqipëri.
Kamardare të shpuara që duan të nxjerrin Edi Ramën në një breg diku…

Vijon…

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike vizita e zaevit ne tirane ylli manjani zoran zaev vizita e zaevit ne tirane ylli manjani zoran zaev

Sondazh

Poll