Politike

‘Hyrja e kriminelëve në administratë ka marrë fund’, paralajmëron Rama: Vijon lufta kundër KÇK-së (VD)

30 Janar 2020, 08:51 Nga DOSJA
‘Hyrja e kriminelëve në administratë ka marrë

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë sot në “Forumin Ekonomik i Tiranës”, ku ka treguar disa nga nisma që ka marrë qeveria për të përmirësuar biznesin. Në fjalën e tij Rama u shpreh se do vijojë lufta kundër KÇK pas miratimit të ligjit dhe do kontrollohet çdo biznes që nuk është i ligjshëm.

“Do i kërkojmë çdo të dënuari për krime të rënda dhe grup kriminal që ka asete dhe pasuri të vërtetojë burimin e pastër të tyre. Nëse nuk i vërteton dot ne do ia sekuestrojmë”, u shpreh Kryeministri. Po ashtu shtoi se puna do vijojë dhe me biznesin e ligjshëm.

Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume veshtiresi, ka ardhur koha ti shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund”, shtoi më tej.

Nga ana tjetër,Rama foli dhe për procesin e fiskalizimit, ku shtoi se do vijojë puna për përmirësimin e të gjithëe procesit të shitjes së një produkti dhe gjithçka do të gjurmohet. Por përsa i përket papunësisë, Rama tha se shifrat flasin për një ulje dhe për një përmirësim në të gjithë fushën e ekonomisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama forumi ekonomik i tiranes krimi ne politike ligji special për grupimin e kçk edi rama forumi ekonomik i tiranes krimi ne politike ligji special për grupimin e kçk

Sondazh

Poll