Politike

Banorët në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit tragjik, Basha ngre zërin i revoltuar: Rama po lyp në Evropë, por s’i jep

30 Janar 2020, 10:17 Nga DOSJA
Banorët në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit

SHKOZET- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim sot me banorët e Shkozetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Basha u njoh nga afër me problemet e këtyre banorëve dhe bizneset e tyre, ku theksoi se qeveria duhet të anulojë koncesionet me oligarkët dhe paratë t’ua japë banorëve të prekur nga tërmeti.

Banorët thanë se nuk kanë marrë bonusin e qerasë prej 2 muajsh, duke shtuar se pallati i tyre është shumë i dëmtuar, por bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda. Për kryetarin e opozitës, kjo situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit, është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë.  Ne para dy muajsh nxorëm 5 pika. Se po u fikën bizneset në Durrës, fiket edhe Durrësi, edhe Tirana, do e pësojë gjithë Shqipëria. Kryeministri tani del e lyp para në Europë. Nuk të jep njeri lekë, po se fute dorën vetë në xhep.Nuk është koha për llafe, hiqja lekët oligarkëve dhe kaloja qeverisë. Këtë do të bëja unë nëse do të isha në qeveri. Sado të shëtisë rruar qethur del, faturën e paguani ju”, u shpreh Basha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne shkozet lulzim basha basha ne shkozet lulzim basha

Sondazh

Poll