Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Ka fuqizuar vetëm biznesin e tij personal me oligarkë dhe kriminelë

30 Janar 2020, 09:41 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Ka fuqizuar vetëm biznesin e tij

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij që bëri nga “Forumi i Ekonomisë në Tiranë”. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri.

Kreu i qeverisë sipas Bashës ka fuqizuar biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe me oligarkë, pasi ekonomia në vend është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeveria.

Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”, shkruan numri një i PD.

Sot Rama ka marrë pjesë në “Forumin e Ekonimisë në Tiranë”, ku tha se biznesi në Shqipëri është fuqizuar vitet e fundit dhe papunësia është ulur. Sipas kreut të qeverisë të gjithë treguesit e ekonomisë janë pozitivë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama forumi ekonomik i tiranes lulzim basha edi rama forumi ekonomik i tiranes lulzim basha

Sondazh

Poll