Politike

“Ju nuk jeni hajdut”/ Gjuzi ankohet tek Lleshaj për zyrtarin e ministrisë: Nuk takon qytetarin, e larguat nga puna se arre

30 Janar 2020, 10:06 Nga DOSJA
“Ju nuk jeni hajdut”/ Gjuzi ankohet tek Lleshaj për zyrtarin e

Tiranë– Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare ka deklaruar se opozitarët që braktisën parlamentin duhet të qëndrojnë në Lanë dhe t’i marrin erë ujit të ndotur aty.  Po më tej ai u ankua tek Sandër Lleshaj se zv/ministir i Brendshëm nuk takon një qytetar, që sipas tij është hequr nga puna pasi arrestoi babain e një ish-ministri të Brendshëm.

“Këta janë shtetas europianë që u është mohuar për 70 vite e drejta e votës.Jemi 100 vite në këtë parlament. Në 100 vite po e them kështu popullorçe, dallavere midis partisë socialiste, marveshjes me jashtëparlamentarët e bregut të lanës edhe deputetë që ruajtën këtu me integritet 100 vite parlament. Pyetja është zoti kryetar ne të tjerët deputetët e opozitës së re që mbajtëm peshë kështu, çfarë do të bëjmë do ju shohim ju si do të vidhni zgjedhjet e radhës, se ju nuk doni që të votojnë emigrantët. Shumë mirë le ta heqim këtë tatimin e vlerës së shtuar dhe le të vijnë ata këtu se kanë vendin e origjinës.  Mos harroni ju qeveritë socialiste, atë të PD-së dhe ata të LSI-së, se nuk kanë ndjenjur pak në pushtet ata, 8 me njërin 8 me tjetrin, si lavjerrës, do vazhdojmë të bëjmë lavjerin.  Këtu ne deputetët e opozitës të përgjegjshëm, që e ruajtëm parlamentin shqiptar, na dikusht donte të hyrnte me forcë në parlament,  ju të gjithë duhet të bëni bllok atyre që baraktisën këtë parlament. E kanë vendin në lanë, t’i mbajnë erë ujit të Lanës. me gjithë këtë ktyetarin e bashkisë. Zoti ministër në administratën tuaj nuk zbatohen vendimet gjyqësore të formës së prerë.  Kam ardhur në takim te zv/ministri me ka thënë që javën që vjen do të bëhet takim me qytetarët, që kanë një dokument të formës së prerë dhe nuk respektohet ligji që të kthehen në punë ata njerëz, që ju keni larguar nga puna sepse kanë arrestuar babain e një ish-ministri të Brendshëm. Zoti ministër unë kam konsideratë për ty, po nëse zv/ministri i juaj më jep fjalën dhe nuk takon persnin do të kërkoh interpelancë me ju.  Ju jeni në parlament prej nesh. Unë e di që ti je nuk je hajdut, se të njoh shumë mirë.”, u shpreh Kujtim Gjuzi. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seancë plenare 30 janar 2020 kujtim gjuzi seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll