Politike

“Nuk duhet të themi obobo”, Majko: Shqipëria s’kthehet në pensionant, do kenë lehtësi shqiptarët e moshuar që jetoj

30 Janar 2020, 09:55 Nga DOSJA
“Nuk duhet të themi obobo”, Majko: Shqipëria

TIRANË- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko nga Kuvendi u është përgjigjur shqetësimeve të opozitës në lidhje me aktin normativ për dhënin e shtetësisë për të huajt që do vijnë në Shqipëri.

Majko tha se vendi ynë nuk do kthehet në një pensionant, por tha se ky ligj është për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe do kenë lehtësi për të ardhur dhe për të kalaur pensionin në vendin tonë.

Të jem i sinqertë nuk dua të bëj ndonjë diskutim për Shqipërinë në variantin, çka qenë, ç’ështe dhe ç’do bëhet. Unë dua tu them kolegëve që ku akt normativ të ketë qëllime që të kriijojnë intriga sikur Shqipëria po merr një formë pensionanti. Ky model është i bazuar në modelin Portugez. Nuk besoj që Portugalia është një vend pensionanti. Në komisionin e ekonimisë opozita votoi pro këtë akt-normativ. Unë nuk dëshiroj të shmang çdo lloj shqetësimi. Unë dua t’u jap disa shfra nga INSTAT, që thotë se janë 1.7 milionë shqiptarë jashtë. Duhet të kuptojmë se ky akt normativ, ofron për diasporën liberalizon shtetësinë. Ne të tjerëve u kërkojmë dhe e mbajmë se do bëhet nami po morën pasaportën shqiptare. E themi obobo do bëhet pensionant. Në të gjitha qëndrimet e mia publike duhet të jetë një zë i përbashkët për të gjithë politikën”, tha Majko.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji i pensioneve pandeli majko seancë plenare 30 janar 2020 ligji i pensioneve pandeli majko seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll