Politike

“Po bën pazar politik”, Korab Lita akuza Rudina Hajdarit: Unë do e denoncoj (VD)

30 Janar 2020, 09:25 Nga DOSJA
“Po bën pazar politik”, Korab Lita akuza Rudina Hajdarit:

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Korab Lita, ka lëshaur sot akzua të tjera kundër Rudina Hajdarit, të cilës pak kohë më parë kërkoi t’i merrte dhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Në fjalën e tij në Kuvend, Lita tha se Hajdari është bërë pjesë e një pazari politik për Reformën Zgjedhore.

Ne pranuam mandatet me qëllimin për t’i dhënë opozitarëve një përfaqësim. Kjo nuk do thotë se duhet të degradonte në pazare. Unë në pjesën e mbetur të jetës së këtij parlamenti do i denoncoj. Rikthimi i garës ndërpartiake ishte sfida jonë më e madhe. Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik që është pazar mes partisë. Misioni ynë i vetëm ishte hapja e garës për të mos pasur lista të mbyllura.

Sot druaj se ky mision është bërë i paqenë. Mendoj se misioni i opozitës duhet të jetë denoncimi i opozitës së dorëhequr. Të paktën ky është misioni im personal. Gara politike do të kthehet një ditë në Shqipëri. Edhe sikur i vetëm do e përmbush këtë mision“, tha Lita.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore korab lita rudina hajdari konsensusi per reformen zgjedhore korab lita rudina hajdari

Sondazh

Poll