Sport

Pse nesër është ‘dita e gjykimit’ për Philippe Coutinho-n

13 Mars 2019, 14:43 Nga DOSJA
Pse nesër është ‘dita e gjykimit’ për Philippe

Rëndësia e ndeshjes së sotshme të Barcelonës me Lyon-in në mbrëmjë nuk mund të merret aspak me lehtësi dhe të gjithë ata që do të luajnë do jenë të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjnë. Një nga këta është dhe Philippe Coutinho.

Kanë qenë kohë të vështira për brazilianin dhe pa dyshime është periudha më e keqe që prej ditës që ai ka mbërritur në Camp Nou. Roli i tij në ekip është në fokus dhë po vërehet me hollësi, ku shumë e kanë humbur tashmë durimin me performancat e tij të dobëta.

Ai është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, por nuk e ka aprovimin e tifozëve blaugranë dhe kjo gjë ka filluar ta ndikojë brazilianin si në mendje dhe në fushën e lojës.

Sontë në ndeshjen me Lyon ai mund ta rifitojë besimin e të gjithëve. Nuk është e sigurtë nëse ai do jetë titullar, por me shumë mundësi ndeshja nuk do mbyllet pa i dhënë disa minuta 26 vjeçarit në ndeshjen më të rëndësishmë të Barcelonës deri në këtë fazë të sezonit.

Nëse ai do japë një performancë e cila do ishte e denjë për pritshmëritë që ka i gjithë klubi për të, ai do fillonte të ndërtonte një marrëdhënie me tifozët kërkues të cilët gjithmonë kanë qenë të aftë që të njohin talentin e një lojtari.

Përndryshe, do bëhet akoma më e vështirë për ish yllin e Liverpool.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona lyon champions league philippe coutinho barcelona lyon champions league philippe coutinho

Sondazh

Poll