Sport

VIDEO/ Daniele De Rossi u kthye në ultras për një ditë! Ish-mesfushori verdhekuq u maskua në derbin me Lazion

29 Janar 2020, 19:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Daniele De Rossi u kthye në ultras për një ditë!

ITALI- Daniele De Rossi konsiderohet si flamuri i Romës, pas Francesco Tottit. Ish-mesfushori verdhekuq gjithë karrierën e tij e ka kaluar në klubin roman, dhe vetëm në edicionin e fundit shkoi të luante me Boca Juniors në Argjentinë. Së fundmi mefushori italian ka bërë një çmenduri, teksa e ka ndjekur derbin e Romës në stadium, por në sektorin e ultrasve.

36-vjeçari ka menduar një mënyrë fantastike për të mos u njohur nga të tjerët dhe ta ndjekë ndeshjen i qetë. Aty legjenda vedhekuqe nuk është njohur nga askush tjetër, teksa e ka shijuar ndeshjen në maksimum, ashtu edhe si një tifoz i zjarrtë.

Gruaja e De Rossi, Sarah Felberbaum ishte ajo që e maskoi lojtarin dhe më pas postoi një video në Instagram, ku shiheshin të dy në pjesën e ultrasve të Romës ku në të shkruhej: Ja çfarë ndodh kur burri juaj vendos të depërtojë në sektorin e ultrasve për të përmbushur ëndrrën e tij dhe të shohë derbin! Ne humbëm një pasdite të tërë, orë për make-up, traumatizuan fëmijët, por ai ishte i lumtur si fëmijë.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport daniele de rossi de rossi si ultras roma-lazio daniele de rossi de rossi si ultras roma-lazio

Sondazh

Poll