Sport

Suso largohet drejt Sevillas, Milan e zëvendëson me një shqiptar!

29 Janar 2020, 14:24 Nga DOSJA
Suso largohet drejt Sevillas, Milan e zëvendëson me një shqiptar!

ITALI- Milani ka pranuar ofertën e Sevillas për të transferuar në qytetin andaluzian, Suson. Marrëveshja është arritur, me lojtarin që pritet të braktisē Italinë, pas 7 vitesh të kaluara. Mirëpo si duket kuqezinjtë nuk kanë humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e spanjollit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të jetë blerja e radhës për Milanin. Djaloshi nga Istogu është duke pritur në Spanjë bashkë me agjentin e tij zyrtarët e Milanit ku pritet të diskutohet transferimi i Januzajt në “Serie A”.

Futbollisti i Real Sociedadit pritet të bashkohet me Milanin në formë huazimi.Januzaj nuk po gjen një vend si titullar te Sociedadi dhe po kërkon largimin në janar. Milani pritet që gjatë 24-orëve të ardhshme të zyrtarizojë ardhjen e kosovarit.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato dimri milan sevilja suso merkato dimri milan sevilja suso

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...