Sport

“Kishim marrë përgjigje pozitive”, humbi jetën tragjikisht, Kobe Bryant do të vinte në Shqipëri në maj

29 Janar 2020, 09:20 Nga DOSJA
“Kishim marrë përgjigje pozitive”, humbi jetën

TIRANË– Në puntatën e radhës në “Procesi sportiv”, ish-basketbollisti shqiptar, Gazmend Caci ka rrëfyer dhe një detaj tjetër të rëndësishëm për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën tragjikisht në një përplasje me helikopter.

Ai ka treguar se në maj kishin planifikuar të sillnin në Tiranë legjendën e basketbollit, madje kishin marrë një përgjigje pozitive nga asistentët e Kobe Bryant.

“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur. Por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Dhe këtë model ne e kemi marrë  dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri. Dhe kemi arritur që të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjigand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll. Kishim marrë përgjigje pozitive dhe prisnim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria”, – u shpreh Gazmend Caci.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gazmend caci kobe bryant kobe bryant në tiranë legjenda e basketbollit vdes kobe bryant gazmend caci kobe bryant kobe bryant në tiranë legjenda e basketbollit vdes kobe bryant

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...