Sport

Ski, anulohen garat kineze për Kupën e Botës, shkak bëhet Coronavirusi

29 Janar 2020, 12:32 Nga DOSJA

KINË- Federata Ndërkombëtare e Skive ka vendosur të anulojë garat e Kupës së Botës planifikuar për 15 dhe 16 shkurt në Yanqing për shkak të koronavirusit.

Një vendim i paqartë duke pasur parasysh që në Kinë gradualisht po anulohen të gjitha ngjarjet sportive deri në fund të shkurtit, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit që ka vrarë tashmë mbi 130 njerëz. 

Kalendari për meshkuj përfshinte një zbritje dhe një super-G dhe një test para-olimpik në funksion të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. FIS nuk ka komunikuar ende nëse garat do të rikuperohen, duke marrë parasysh që sezoni është gati të hyjë në pjesën e dytë.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport anulohen skite koronavirusi anulohen skite koronavirusi

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...