Sport

FOTO/ Raporti i shoqatës së basteve për ndeshjet e trukuara, futbolli shqiptar drejt “pastrimit”

29 Janar 2020, 13:27 Nga DOSJA

Shoqata Ndërkombëtare e Integritetit të Basteve (IBIA) raportoi 183 raste të basteve të dyshimta tek autoritetet përkatëse gjatë vitit 2019, me 45 nga ato raste të raportuara në tremujorin e fundit (Q4). Totali vjetor përfaqëson një rënie prej 31% të alarmeve nga viti 2018, tenisi është sporti që përbën pjesën më të madhe të asaj rënieje.

Tenisi (101) dhe futbolli (49) përbënin 82% të të gjitha njoftimeve të raportuara gjatë vitit 2019, me Evropën (48%) dhe Azinë (28%) që mbanin pozicionet e tyre si vendet kryesore të ngjarjeve sportive në të cilat u gjeneruan alarme gjatë asaj periudhe.

Të njëjtën gjë e komunikon edhe shoqata e basteve, IBIA, ose e njohur ndryshe si International Betting Integrity Association”. Kjo e fundit ka raportuar dyshimet për ndeshjet e trukuar në të gjithë botën, ndërsa Shqipëria nuk ndodhet fare në këtë listë. Ndryshe paraqitet gjendja në Kosovë, ku një përballje është në këtë listë dhe do të vazhdohet hetimi më i thellë për të marrë edhe masat ndëshkuese.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futbolli shqiptar ibia shoqata ndërkombëtare e integritetit të basteve futbolli shqiptar ibia shoqata ndërkombëtare e integritetit të basteve

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...