Sport

FOTO/Shtatë vjet pa folur me Kobe Bryant, i ati i tij shihet në gjendje të rrënuar!

29 Janar 2020, 19:10 Nga DOSJA
FOTO/Shtatë vjet pa folur me Kobe Bryant, i ati i tij shihet në

Babai i Kobe Bryant, Joe, prej disa vitesh ishte zhdukur nga skena publike, ku daljet e tij në intervista apo gazeta ishin shumë të pakta. Tragjedia që i ndodhi 65-vjeçarit, edhe ai një ish-basketbollist, bëri që ai të dilte në sipërfaqe.

Miku i babait të Bryant, Wayne Slappy, ka thënë se përkundër mosmarrëveshjeve të të ndjerit me prindërit e tij më herët gjatë karrierës, lidhja familjare kishte mbetur e fortë dhe se vajza që e humbi jetën (Gianna) ka qenë e afërt me gjyshërit e saj.

Kobe i prishi raportet me prindërit e tij në vitin 2013, kur ata deshën t’i shisnin disa sende personale të basketbollistit, duke përfshirë dy uniforma të shkollës së mesme dhe dy unaza kampionati të Los Angeles Lakers nga viti 2000, pa dijeninë e tij, me qëllim që të blinin shtëpi të re.

Asokohe, Bryant i kishte kritikuar edhe dy motrat e tij, Sharia dhe Shaya, se vareshin shumë nga ai. Miku i Kobe Bryant, ka treguar se ai dhe babai i tij, ishin në fazën e rregullimit të mardhënies së tyre, para se Bryant të humbte jetën në aksidentin e së dielës.

e.ç.dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport joe kobe bryan joe kobe bryan

Sondazh

Poll