Sport

“Dikur luaja me të në playstation, tani i dhuroj asist”, sulmuesi portugez dedikim për Ibrahimovic

29 Janar 2020, 12:15 Nga DOSJA
“Dikur luaja me të në playstation, tani i dhuroj asist”,

ITALI- Milan mori një fitore të rëndësishme përballë Torinos në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Pjesë e këtij suksesi ishte dhe Zlatan Ibrahimovic, lojtari suedez hyri në lojë në pjesën e dytë, duke i dhënë një tjetër impakt manovrës ofensive.

Sulmuesi realizoi golin e katërt teksa u asistua nga Rafael Leao. Pikërisht, për portugezin ishte një ndjesi e veçantë të asistonte Ibrën.

Sulmuesi u shpreh pas ndeshjes me anë të një postimi në Instagram se më parë luante me 38-vjeçarin në PlayStation, ndërsa tani mund t’i dhurojë asist. “Mos ndaloni asnjëherë së ëndërruari”, ishin fjalët e Leaos, i cili përkrah Ibrës ka gjetur një vend si titullar në formacionin e trajnerit Pioli.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e italise milani torino zlatan ibrahimovic kupa e italise milani torino zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...