Sport

Humbja ndaj Napolit trondit Juventusin, Ronaldo shfryn ndaj shokëve dhe trajnerit në dhomat e zhveshjes

29 Janar 2020, 10:54 Nga DOSJA
Humbja ndaj Napolit trondit Juventusin, Ronaldo shfryn ndaj shokëve dhe

ITALI- Humbja kundër Napolit nuk është kapërdirë lehtë nga Cristiano Ronaldo i cili në përfundim të ndeshjes ka braktisur dhomën e zhveshjes i inatosur me shokët e skuadrës. Në 90 minutat e lojës, futbollisti portugez,nuk u pa asnjëherë i qetë.

Mjaftoi të shihje ulërimat se si ai kërkonte të furnizohej me topa nga shokët e tij por ishte e kotë. Në përfundim të pjesës së parë telekamerat fokusuan Ronaldon i cili ftoi Bonucin dhe Higuain për ti shpjeguar disa gjëra që ai kërkonte.

Sipas gazetës torineze TuttoSport” raportohet se Ronaldo e ka ngritur lart zërin me shokët e tij të ekipit, nervozizmi i portugezit i është drejtuar edhe trajnerit Sarri dhe stafit të tij, për mënyrën se si tekniku e përgatiti ndeshjen. Tani të gjithë tifozët shpresojnë, që jo vetëm Ronaldo, por edhe Juventus të rikthehet te fitoret, duke nisur në fundjavë përballë Fiorentinës.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus napoli seria a cristiano ronaldo juventus napoli seria a

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...