Sport

VIDEO/Calhanoglu dhe Ibrahimovic përmbysin Torinon, në gjysmëfinale kuqezinjtë “peshkojnë” Juventusin

29 Janar 2020, 08:22 Nga DOSJA
VIDEO/Calhanoglu dhe Ibrahimovic përmbysin Torinon, në

ITALI- Milan ka mundur Torino 4-2 në kohë shtesë dhe fluturoi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Bonaventurës në minutën e 12-të, ndërkohë që Torino e Valter Maxarrit, i shtangu të gjithë duke përmbysur rezultatin në minutat 34 dhe 71 me anë të mbrojtësit Bremer.

Për të shpëtuar skuadrën nga një eliminim i hidhur mendoi futbollisti turk Çalhanoglu, i cili në minutën e 91-të, barazoi shifrat duke e çuar ndeshjen në shtesë. Në minutën e 106-të, ishte përsëri turku Çalhanoglu, i cili gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar dopietë personale.

Për të vulosur këtë sfidë mendoi Zllatan Ibrahimoviç, i cili në minutën e 108-të, shënoi golin e 4-t. Në raundin pasardhës kuqezinjtë e Piolit do të përballen me Juventusin. Kjo sfidë do të jetë me sistem vajtje-ardhje.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e italise milan torino milani ne gjysmefinale kupa e italise milan torino milani ne gjysmefinale

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...