Politike

Mori mandatin e deputetit/ Tedi Mula: Të rinjtë do të jenë në qendër të vëmendjes sime në parlament! Në zgjedhjet e pjesshme do të jemi në mbështetje të PS

Deputeti i zgjedhur theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurisë ushqimore, duke bërë thirrje për ndëshkime të rënda për ata që tregtojnë produkte që cënojnë shëndetin e qytetarëve.

23 Korrik 2025, 18:36 Nga r.ll
Mori mandatin e deputetit/ Tedi Mula: Të rinjtë do të jenë
tedi mula

TIRANË- Tedi Mula do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së të cilët kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Pas këtij miratimi, mandatin e PSD-së nga qarku i Tiranës e merr Tedi Mula.

Ky i fundit ka folur lidhur me këtë zhvillim, ku ka deklaruar se fokusi i tij në Kuvend do të jetë rinia, siguria ushqimore dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të vendit.

“Të rinjtë, por edhe kauza të tjera që kemi si parti, do të jenë në qendër të vëmendjes sime në parlament. Prioritet do të kenë punësimi i të rinjve dhe ndërtimi i politikave që i motivojnë ata të qëndrojnë në vend”, tha Mula në "Opinion" në Neës24.

Deputeti i zgjedhur theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurisë ushqimore, duke bërë thirrje për ndëshkime të rënda për ata që tregtojnë produkte që cënojnë shëndetin e qytetarëve.

“Dënimet duhet të jenë drastike për ata që rrezikojnë jetën e qytetarëve me ushqim të pasigurt,” u shpreh ai, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në komisionet parlamentare, veçanërisht në ato që lidhen me ligjet dhe integrimin evropian.

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore që priten në disa bashki, Mula u shpreh se PSD nuk do të garojë me kandidat të sajin për kryetar bashkie, por do të mbështesë Partinë Socialiste.

“Nëse do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme, ne do të jemi në mbështetje të PS, pasi këto zgjedhje janë vetëm për kryetarin. Ne do të garojmë vetëm për anëtarët e këshillave bashkiakë,” u shpreh Mula.

tedi mula

Sondazh

Poll