Politike

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj Benet Becit

Procedimi penal ndaj Becit u regjistrua më 23 tetor 2024 ndërsa më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun e Shkodrës.

23 Korrik 2025, 14:43 Nga M.B
Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3
Benet Beci

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci për veprën shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim. Procedimi penal ndaj Becit u regjistrua më 23 tetor 2024 ndërsa më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun e Shkodrës.

Ai akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik, projekt kërkimor. Veç tij, nën hetim janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

benet beci

Sondazh

Poll