Politike

Vota e diasporës, Berisha: Të gjithë dokumentacionin do e çojmë në selinë qendrore të DHL

Berisha u shpreh se KQZ-ja ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë zarfe janë zhdukur rrugës.

23 Korrik 2025, 14:28 Nga N.F
Vota e diasporës, Berisha: Të gjithë dokumentacionin do e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka bërë me dije se në selinë qendrore të DHL do të dërgojnë të gjitha dokumentet në lidhje me manipulimin e votës së diasporës. Berisha u shpreh se KQZ-ja ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë zarfe janë zhdukur rrugës.

Sipas tij kompania DHL dhe KQZ nuk po bëjnë transparencë të plotë prandaj PD po ndjek në detaje hapat për të gjetur dokumntacionet e duhura në lidhje me këtë çështje.

"Nuk i kanë ardhur në KQZ, nuk kanë ardhur në KQZ. KQZ-ja i ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë janë zhdukur rrugës. Nuk janë, nuk janë.

Por kompania dhe KQZ-ja hezitojnë të bëjnë transparencën e plotë dhe ne po i ndjekim hap pas hapi. Do jetë çështje shumë e madhe. Ne po e ndjekim hap pas hapi. Akoma nuk kemi dërguar, por natyrisht ne do të komunikojmë me selinë qendrore të DHL-së, do ta informojmë me hollësi, do dërgojmë të gjithë dokumentacionin do i çojmë patjetër," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll