Sport

Lineker ka një fiksim te Liverpool: I turpshëm, por do të bëhet numri 1

28 Janar 2020, 21:15 Nga DOSJA
Lineker ka një fiksim te Liverpool: I turpshëm, por do të

Kur legjendës Gary Lineker i pëlqen dikush, e thotë hapur. Nuk ka rëndësi ku luan, ai gjithmonë e shpreh mendimin e tij. Sipas ish-sulmuesit anglez, Jurgen Klopp është një trajner madhështor te Liverpool, por ka edhe fatin që disa lojtarë i ka unikë.

I preferuari i Linekerit është Trent Alexander-Arnold. “Arnold ka dalë nga akademia e klubit dhe do të bëhet më i miri në rolin e tij, sipas meje. Liverpool ka shumë lojtarë të fortë, sidomos sulmi, por Arnold është shumë i veçantë. Mjaftojnë 3-4 veprime që bën në ndeshje dhe më duket i pabesueshëm”, ka deklaruar Lineker.

“Vetëm lojtarët më të mirë në botë e kanë atë guxim që ai shfaqi në gjysmëfinalen kundër Champions League. E patë pasimin e tij te goli nga goditja e këndit? E kam intervistuar përpara një viti në shtëpinë e tij dhe dukej i turpshëm, por e di se do të bëhet i madh”, ka shtuar legjenda e futbollit anglez.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arnold lineker liverpool arnold lineker liverpool

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2020, 20:56

A e dinit se Gigi Buffon nuk i feston ditëlindjet?

Sot është një ditë speciale, pasi legjenda Gianluigi Buffon feston ditëlindjen e tij të 42-të. I pyetur në faqen zyrtare të Juventusit se si ndihet në këtë mosh...