22 Korrik 2025, 12:42
Nga M.B
Postimi i Ramës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një imazh në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Rama shkruan se nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës dhe se kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ai shton se do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje "turlillo".
POSTIMI:
Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit
*Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.
Çështja e hapësirave publike
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
edi rama
Politike
22 Korrik 2025, 12:33
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Partia e Lirisë dhe avokati i kryetarit të saj, Ilir Mata, mbajtën sot një konferencë të jasht&eu...
Politike
22 Korrik 2025, 12:06
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegj&eu...
Politike
22 Korrik 2025, 11:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Politike
22 Korrik 2025, 11:33
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë...
Politike
22 Korrik 2025, 11:27
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfridoi" kreun e Nisma Th...
Politike
22 Korrik 2025, 11:23
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Politike
22 Korrik 2025, 11:18
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Politike
22 Korrik 2025, 11:15
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Politike
22 Korrik 2025, 11:10
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Politike
22 Korrik 2025, 11:00
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bëhe...