Politike

Përplasja për karrigen e deputetit/ Lapaj sfidë Shabanit: Eja të japim dorëheqjen dhe mandati t'i kalojë Greta Ambelit!

Ai theksoi se Nisma Thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota, pra, sipas tij, votat i mori koalicioni dhe mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

22 Korrik 2025, 11:27 Nga M.B
Përplasja për karrigen e deputetit/ Lapaj sfidë Shabanit: Eja
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfridoi" kreun e Nisma Thurje Endri Shabanin për të dhënë të dy dorëheqjen dhe mandati sipas tij ti kalojë kandidates Greta Ambeli. Lapaj tha se Shabani nuk është më i votuari. Ai theksoi se Nisma Thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota, pra, sipas tij, votat i mori koalicioni dhe mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Pjesë nga deklarata e Lapajt:

Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet. Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.

Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja. Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat. Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura. Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll