Politike

"Shqipëria njësoj si gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike!" Rama: Në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t

Ai u shpreh se është arritur një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve.

22 Korrik 2025, 11:23 Nga M.B
"Shqipëria njësoj si gjithë bota përballet me ndryshime
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama tha se në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës. Ai u shpreh se është arritur një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve. Ai tha gjithashtu se Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike.

“Kemi jo një konsulent por një bashkëudhëtar që i di të gjitha ato për të cilat ne kemi nevojë, falë Bardhi Sallakut që mos ngatërrohemi, se këta Bardhët e djathtë janë lloj-lloj, ky është Bardh i ndriçuar. Ne arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve.

Mua më bind që në 2030 UBT dhe Bokut do jenë një dhe UBT do të jetë antenat e BOKU-t. Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll