Politike

"Nuk është e zakonshme për një socialist e demokrat!" Aktiviteti i UBT, Rama nuk kursen batuta: Me rektorin ishim në një gjatësi vale

Ai i vijoi batitat duke thënë se mbase i ndihmonte të komunikonin valët duke qenë se të dy janë pa flokë. 

22 Korrik 2025, 11:18 Nga M.B
"Nuk është e zakonshme për një socialist e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama ka folur mes batutash edhe për bashkëpunimin me rektorin Fatbardh Sallaku. Ai u shpreh se me rektorin ishin në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat. Ai i vijoi batitat duke thënë se mbase i ndihmonte të komunikonin valët duke qenë se të dy janë pa flokë. 

“Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak. E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, ti marrim të vdekur.

I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të cojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll