Politike

Meta në qeli/ Blushi: Ai dhe familja e tij janë në përgjim, nga punonjës anonim të BKH-së! Avokati: Ndaj ish-Presidentit ka 0 prova

Blushi tha se të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po cenohen si masë represive, duke kujtuar atë që ndodhi pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë.

22 Korrik 2025, 12:33 Nga M.B
Meta në qeli/ Blushi: Ai dhe familja e tij janë në përgjim,
Foto nga konferenca

TIRANA- Partia e Lirisë dhe avokati i kryetarit të saj, Ilir Mata, mbajtën sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Sekretari i saj i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani theksuan sërish pretendime dhe akuza për persekutim politik ndaj Metës.

Blushi tha se të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po cenohen si masë represive, duke kujtuar atë që ndodhi pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë.

Ai shtoi se Meta dhe familja e tij janë në përgjim, nga punonjës anonim të BKH. Nga ana tjetër avokati Cakrani tha se ndaj Metës ka 0 prova dhe se ai nnuk ka kryer shkelje.

Blushi: Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra dhe fëmijët, si dhe me avokatët. Rrëmbimi i Metës dhe izolimi politik i tij ka ndodhur fund e krye për arsye se regjimi i tmerruar nga të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po i cenon lirinë e fjalës si masë represive që ndodhi veçanërisht pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë. Ai dhe familja e tij janë në përgjim, nga punonjës anonim të BKH. 

Cakrani: E kanë harruar Presidentin në qeli, edhe Enver Hoxha ore me ligj i dënonte. Ndaj zotit Meta ka zero prova. Nuk ka shkelje. Ne nuk do t’i ndalemi kësaj beteje. Edhe sikur ata të mbyllin dosjen dhe të pushojnë akuzat. 

partia e lirise

Sondazh

Poll