Politike

Përplasja për mandatin/ Shabani "thumbon" Lapajn: Bëj si të them unë, jo si bëj unë

Shabani shkruan se marrëveshja ka qenë morale dhe jo e firmosur dhe nëse Lapaj nuk e mban fjalën e dhënë apo besën, pse duhet ta mbajnë të tjerët, përfshi edhe dajën e tij, Zeqir Kordhoni.

22 Korrik 2025, 11:33 Nga M.B
Përplasja për mandatin/ Shabani "thumbon" Lapajn: Bëj
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANA- Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë në marrëveshjen e koalicionit me Adriatik Lapajn, nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. Shabani shkruan se marrëveshja ka qenë morale dhe jo e firmosur dhe nëse Lapaj nuk e mban fjalën e dhënë apo besën, pse duhet ta mbajnë të tjerët, përfshi edhe dajën e tij, Zeqir Kordhoni.

POSTIMI:

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër. Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë - si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?

endri shabani

Sondazh

Poll