Politike

"I kishte shkuar në derë shefi i madh i mafias shqiptare!" Rama me batuta kujton takimin me rektorin e BOKUT-t në Vjenë: Ishte pak i trembur

Ai shtoi se aty nisën diskutimin e parë dhe duke e përshkruar atë si njeri civil dhe të mirësjellshëm.

22 Korrik 2025, 11:15 Nga M.B
"I kishte shkuar në derë shefi i madh i mafias shqiptare!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës duke u shprehur se ai ishte i "frikësuar" pasi në zyrë i kishte shkuar "shefi i madh i mafias shqiptare". Ai shtoi se aty nisën diskutimin e parë dhe duke e përshkruar atë si njeri civil dhe të mirësjellshëm.

“Është ish-rektori i BOKU që kur ne e takuam ishte në detyrë. Unë isha i pari kryeministër që hipja shkallët e atij universiteti që nga 1872 dhe rektori ishte pak i trembur se nuk kishte faj, ca nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Dhe po i vinte personalisht shefi i madh i mafias shqiptare në derë.

Aty filluam diskutimin e parë, njeri civil i mirësjellshëm. E ndjeja se na shikonte me një çudi të përzier me frikë. Falë këtij burri, që rasti e solli, që edhe të tërhiqej nga aktiviteti akademik në këtë periudhë dhe të na bashkohej me shumë bujari në këtë përpjekje tonën", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll