22 Korrik 2025, 11:00
Nga M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bëhet me dije se akuza Veliajt do t'i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë ndërsa avokatët e tij janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj
Politike
22 Korrik 2025, 09:58
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale sot disa pamje nga Tirana ku tregon biznese që kanë zënë h...
Politike
22 Korrik 2025, 09:29
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 1...
Politike
22 Korrik 2025, 09:03
M.B
Napolon Laska
TIRANA- Themeluesi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i "Nisma Thurje", Napolon Laska me anë të një postimi n&eum...
Politike
21 Korrik 2025, 22:53
r.ll
kordhoni, lapaj
TIRANË- Përplasje paszgjedhore janë regjistruar prej ditësh në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" ...
Politike
21 Korrik 2025, 22:40
r.ll
takimi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me dyer të mbyllura i kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të ...
Politike
21 Korrik 2025, 22:00
r.ll
lala, rama
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se pas zgjedhjeve mund të ketë përpjekje nga ...
Politike
21 Korrik 2025, 21:28
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e b...
Politike
21 Korrik 2025, 19:54
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se okupimi i një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendi...
Politike
21 Korrik 2025, 19:51
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se do të konfiskohen të gjitha objektet në të cilat është sh...
Politike
21 Korrik 2025, 19:46
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu n...