Politike

"Vallja e dajos!" Ish-sekretari i "Nisma Thurje": Shabani të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe të firmave të falsifikuara

Ai shton se habitet se si njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, flet gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale.

22 Korrik 2025, 09:03 Nga M.B
"Vallja e dajos!" Ish-sekretari i "Nisma Thurje": Shabani
Napolon Laska

TIRANA- Themeluesi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i "Nisma Thurje", Napolon Laska me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar me akuzat për vjedhje ndaj kreut të kësaj nisme Endri Shabanit. Laska shkruan se e fton publikisht Shabanin të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe transparencën e firmave të falsifikuara në Gjykatë. Ai shton se habitet se si njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, flet gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale.

POSTIMI:

Ndoqa me vëmendje daljen e parë publike të Endri Shabanit mbas valles së dajos. Më habiti që një njeri i cili ka vjedhur një parti për të grabitur më pas fondet publike të KQZ nëpërmjet saj, fliste gjithë kohës për moral dhe mbajtje fjale. Mu duk si prostitutë që predikon në kishë

E ftoj publikisht të bëjë transaprencën e 250 mijë eurove të KQZ si edhe transparencën e firmave të falsifikuara në Gjykatë. Le të rrëfehet njëherë, pastaj ndoshta ia dëgjojmë edhe predikimin...

napolon laska

Sondazh

Poll