Politike

"Nga 4, bashkia e Tiranës do të bëhet me 5 nëndrejtorë"/ Zbardhen detaje nga takimi me dyer të mbyllura, ja çfarë detyre i caktoi Rama kryetares së komanduar

Bëhet me dije se për përzgjedhjen e 5 nënkryetarëve të rinj, kryeministri ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn.

21 Korrik 2025, 22:40 Nga r.ll
"Nga 4, bashkia e Tiranës do të bëhet me 5
takimi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me dyer të mbyllura i kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorëve të bashkisë së kryeqytetit. Sipas raportimeve, Rama ka kërkuar që bashkia e Tiranës të bëhet me 5 nënkryetarë dhe secili prej tyre të ketë një profil të caktuar. 

Po ashtu bëhet me dije se për përzgjedhjen e 5 nënkryetarëve të rinj, kryeministri ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn. Nënkryetarët aktualë nuk janë të përjashtuar nga kjo përzgjedhje. Ndërkohë raportohet se, kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, Rama i ka ngarkuar pjesën e digjitalizimit në këtë insititucion.

Ende nuk dihet nëse në bashkinë e Tiranës, mund të ketë zgjedhje të reja, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg prej disa muajsh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. 

edi rama anuela ristani bashkia e tiranes

Sondazh

Poll