Sport

E quan “mister”, ç’po na thotë njeriu më i pasur në botë për blerjen e Milanit?

28 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA
E quan “mister”, ç’po na thotë njeriu më i

As mish, as peshk. Kështu mund ta kuptojmë përgjigjen e dhënë së fundmi nga Bernard Arnault për blerjen e mundshme të Milanit.

Francezi është njeriu më i pasur në botë. Ai është president dhe CEO i kompanisë Louis Vuitton dhe ka muaj që përflitet se do të bëhet shumë shpejt pronar i klubit kuqezi.

“Ky argument është mister, sepse unë e admiroj realisht Milanin”, ka deklaruar Arnault. “Kuqezinjtë janë një skuadër e madhe dhe kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Shumë njerëz vazhdojnë të më pyesin për këtë temë. Kam nja 6-7 herë që e mohoj interesin e blerjes së klubit”, ka shtuar ai.

“Jam i vetëdijshëm se me këto që po them nuk i ndaloj dot lajmet e gazetave, por ky është një mister. Mbase një mister italian, ku i dihet“, ka shtuar 70-vjeçari.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bernard arnault milan mister bernard arnault milan mister

Sondazh

Poll