Sport

“Air Albania”, minierë ari për FSHF-në, ja sa është shuma që ka gjeneruar impianti deri më tani

28 Janar 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Air Albania”, minierë ari për FSHF-në, ja sa

TIRANË -Muaji qershor do të tregojë sesa do të jenë të ardhurat në një vit nga stadiumi “Air Albania”. Presidenti i FSHF, Armand Duka ka deklaruar se stadiumi brenda një viti do të gjenerojë 2.4 milionë euro. Ndoshta kjo shifër mund të jetë si një lloj basti për kreun e futbollit. Impianti modern, do të presë akoma ndeshje.

Së pari, shitja e emrit ka siguruar 650 000 euro në vit, për një periudhë 5-vjeçare, të paktën sipas asaj që është pohuar nga Federata. Nga shitja e lozhave VIP,pritet të fitohen 250 000 euro në vit. Duka deklaroi se të ardhurat nga biletat dhe nga qiratë e ndeshjeve duhet të arrijnë në 1.5 milionë euro.

Vetëm në ndeshjen me Francën, besohet se u mblodhën rreth 40 milionë lekë të rinj për rreth 22 000 bileta. Në derbin Partizani-Tirana pati 19 000 tifozë dhe një shumë të fituar nga të kuqtë prej 20 milionë lekësh, një pjesë e së cilës ishte qira për stadiumin.

Ndeshja e fundit në Arenë, ajo Kukësi-Partizani, solli mbi 4 000 spektatorë, dhe ndonëse nuk dihen saktësisht të ardhurat, mësohet se stadiumi ka marrë 25 për qind të shumë.

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania armand duka air albania armand duka

Sondazh

Poll