Sport

Zidane “thumbon” Barcelonën, kjo deklaratë do nxisë reagime në Katalonjë!

28 Janar 2020, 19:52 Nga DOSJA
Zidane “thumbon” Barcelonën, kjo deklaratë do nxisë

Zinedine Zidane ka gjetur një argument interesant për të “ngacmuar” Barcelonën, rivalen e përjetshme të Real Madridit. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Zaragosës, tekniku i “Los Blancos” ka theksuar se tifozët madrilenë duan gola dhe jo shumë pasime.

“Nuk jam i sigurt nëse tifozët në stadiumin tonë do të pranonte mijëra pasime pa krijuar asnjë rast për gol. Sidoqoftë, gjithsecili ka stilin e tij të lojës dhe e kuptoj këtë”, ka deklaruar francezi.

Sinjali ndaj katalanasve kuptohet! “Kam luajtur këtu dhe e di mirë se çfarë duan tifozët madrilenë. Publiku do që të japim gjithçka në fushë dhe kjo nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë. Tifozi do që lojtari ta ketë fanellën të djersitur, edhe pse ndonjëherë nuk fitojmë”, ka shtuar Zidane.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona real madrid zidane barcelona real madrid zidane

Sondazh

Poll