Sport

Deri tani 3 afrime nga Anglia, ja si e ka ndryshuar Conte formacionin e Interit

28 Janar 2020, 18:54 Nga DOSJA
Deri tani 3 afrime nga Anglia, ja si e ka ndryshuar Conte formacionin e Interit

Interi këtë merkato janari ka bërë ndryshime në themel. Trajneri Antonio Conte ka tërhequr tre lojtarë deri tani dhe pritet edhe një tjetër brenda dy-tri ditësh.

Conte është përqendruar vetëm te lojtarët e Premier League. Edhe pse dy prej tyre nuk janë lojtarë në kulmin e karrierës, tekniku ka besuar tek ata. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ashley Young nga Manchester United, mesfushorin Victor Moses nga Chelsea dhe mesfushorin ofensiv Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.

Danezi sot u prezantua zyrtarisht në Milano, teksa ka firmosur për 5 vite me skuadrën zikaltër. Dy të tjerët kanë firmosur për 6 muaj kontratë.

Shihni si ndryshon formacioni i Interit në 5 muajt e ardhshëm me këta emra.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport conte formacioni inter conte formacioni inter

Sondazh

Poll