Aktualitet

Anton Martini kalon ‘sitën’ e Vettingut, prokurori i dosjeve të nxehta s’u “mposht” nga denoncimi

29 Janar 2020, 09:04 Nga DOSJA
Anton Martini kalon ‘sitën’ e Vettingut, prokurori i dosjeve

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Anton Martinin. Kjo ishte hera e dytë që subjekti dilte para KPK-së për t’u hetuar në tre shtyllat e Vettingut, pasi në emër të tij ishte depozituar një denoncim lidhur me punën. (Lexo këtu)

Sipas denoncuesit, hetuesi Martini gjatë kohës që ka qenë drejtues i komanduar në Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve. Ndërsa vetë prokurori në mbrojte të tij risolli faktin se dosjet hidhen me short dhe se asnjëherë ndaj tij nuk ka pasur ankesa apo kundërshti për ndryshimet e bëra.

Mesa duket denoncimi i bërë nuk ka qënë i bazuar në fakte, pasi Martini ka kaluar pa problem sprovën. Martini ishte pjesë e Krimeve të Rënda por pas shkrirjes së institucionit, ai ka aplikuar që të jetë pjesë e SPAK. Mirëpo, Martinit i duhet të presë për rreth 2 muaj nëse Komisioneri Publik ose ONM-ja do të vendosin që të apelojë vendimin e KPK-së. Nëse ndaj tij nuk ka asnjë apelim, prokurori emërohet në SPAK.

Por kush është Anton Martini?

Anton Martini është një prokuror i moshës 45 vjeç me orgjinë nga Tropoja. Njihet si prokurori që përmes një dëshmitari të mbrojtur, siç ishte Adriatik Coli zbërtheu një nga bandat kriminale më potente në vend. Bëhet fjalë për bandën e Durrësit, teksa Martini kërkoi burgim të përjetshëm për kreun e këtij grupi, Lul Berishën. I lakuar si prokurori që hetoi bandat, ai u kthye në një histori suksesi atëherë kur goditi Bandën e Cërrikut dhe hetoi Lazaratin, përfshirë edhe vrasjen e ish-efektivit Basha.

Martini ishte prokurori që kërkoi dënimin kapital të Arben Frrokut, që u akuzua për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj. Ai ka hetuar gjithashtu edhe bandën e Lushnjës. Për disa vite, prokurori Martini u vu në kërkim të gjurmëve të vogëlushes së zhdukur, Bleona Mata. Martini njihet edhe për përplasjet me ish-shefat e tij, çka i ka kushtuar edhe largimin nga kryeqyteti, siç edhe rasti i transferimit të përkohshëm në Shkodër.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini kpk vettingu anton martini kpk vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:56

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, E. Z 29-vjeç dhe  E. A, 24 vjeç  pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar. Forcat...

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:31

TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në kë...