Aktualitet

U shpall njeriu i vitit 2019 në qytetin e Fierit, motra dhe vëllai surprizojnë fotografen me aftësi ndryshe  

29 Janar 2020, 08:55 Nga DOSJA
U shpall njeriu i vitit 2019 në qytetin e Fierit, motra dhe vëllai

TIRANË– Në programin “Dua të të bëj të lumtur” në Top  Channel të drejtuar nga Arbana Osmani së fundmi ka sjellë historinë e Ina Toskës, fotografes me aftësi ndryshe nga Fieri.

Inën e kishte ftuar në program motra dhe i vëllai i saj, Kaltra dhe Arditi. Të dy sëbashku ata kanë zbuluar edhe historinë e jetës së familjes së tyrem, për vshtirësitë që kanë kaluar, si dhe mbi të gjitha ato folën për Inën dhe peripecitë që ajo kishte kaluar ndër vite për të realizuar ëndrrën e saj, të bëhej një fotografe.

Nga programi u mësua se Ina gjatë fëmijërisë kishte kaluar temperaturë të lartë, moment ky që i kushtoi shumë. Mjekët e kishin diagnostikuar me një zhvillim psikomotor të ngadaltë.

Kaltra dhe i vëllai Arditi i treguan Inës në “Dua të të bëj të lumtur” sesa e rëndësishme ishte ajo, dhe më e rëndësishmja për ta dhe për t’i plotësuar dëshirën e saj të madhe që të jetë pjesë e emisionit të Arbanës.

Ndërsa nga ana e programit, Ina mori një dhuratë shumë të veçantë, aparat fotografik profesional, një ndër mjetet që asaj i plotëson dëshirën më të madhe për fotografinë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbana osmani ina toska arbana osmani ina toska

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 08:31

TIRANË–Hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jan) Prengës kanë pësuar kthesë. Shkak për këtë është bërë zbulimi i tri grupeve që janë të përfshirë në kë...