Aktualitet

“I vëllai vijon të bëjë korrierin”, Elton Qyno zbardh bashkëpunimin mes fisit Hajri dhe familjes së Prengës: E merr d

28 Janar 2020, 20:33 Nga DOSJA
“I vëllai vijon të bëjë korrierin”, Elton Qyno

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Jani Prenga, personi që u mor peng dhe u vra, ngjarje për të cilën dyshohet ta kenë bërë anëtarë të fisit Hajri, kishte edhe tre vëllezër të tjerë. I ftuar në studion e “Repolitix”, Qyno u shpreh se njërin vëlla, Prenga e ka në burg, dy të tjerët janë të lirë, ndërsa njëri prej tyre është ende nën varësinë e fisit Hajri.

Jan Prenga nuk është i vetëm. Ata janë gjithsej katër vëllezër. Njërin prej tyre, Jani e ka në burg, ndërsa dy të tjerët i ka të lirë. Njëri prej tyre që është i lirë, është ende nën varësinë e fisit Hajri, është korrier i tyre. Ai e merr drogën nga porti e çon në filan magazinë…kanë pasur bashkëounime, janë të lidhur akoma. Nuk janë nga këto klanet konstante, por kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshme,”– tha Qyno.

Ndërkohë vetëm 11 ditë pas rrëmbimit të Prengës është zbardhur krejtësisht ngjarja. Forcat RENEA zbarkuan një ditë më parë në resortin luksoz “Golden”, ku vunë në pranga të afërmit e dy pronarëve të godinës, Bajram Hajrin, djalin e tij, Leonard Hajrin, Olsi Turjan dhe Elton Hajrin. Në kërkim është shpallur Altin Hajri, një nga pronarët e “Golden”, që njihet edhe si koka e trafikut të drogës nga Afganistani me destinacion Italinë. Operacioni i policisë u zhvendos në Kavajë, ku u në pranga një tjetër anëtar i fisit Hajri, me inicialet F.Xh.. Gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shkak për kë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri astrit prenga elton qyno jani prenga altin hajri astrit prenga elton qyno jani prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 19:15

TIRANË- Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur ...