Aktualitet

Tërmeti me epiqendër në Bubq, lëkundjet me magnitudë 4.8 ndihen në disa qytete, Mbrojtja: Nuk ka dëme

28 Janar 2020, 20:16 Nga DOSJA
Tërmeti me epiqendër në Bubq, lëkundjet me magnitudë

TIRANË– Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, Mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Paraprakisht nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz. Ministria ka komunikuar me të gjitha bashkitë e zonave ku janë ndjerë lëkundjet dhe shprehjet se nuk ka dëme. Gjithsesi paniku ka bërë të veten, duke bërë që banorët të lënë htëpitë dhe të dalin në rrugë deri në qetësimin e situatës. Edhe studiot televizive i përjetuan majft ndjeshëm tërmetet. Lëkundja e fortë u shoqërua edhe më dy të tjera më të vogla, konkretisht me magnitudë 4.1 dhe 3.3 gradë të shkallës righter. Sipas sizmiologëve, këto goditje janë pasuese të 26-nëntorit. 

Këto lëkundje vijnë dy muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26-nëntorit që la pas 51 viktima. Nga tërmeti i tmerrshëm mbetën të plagosur mbi 1000 persona, ndërsa shumë prej të mbijetuarve, enden rrugëve me çadra, duke mos pasur ende një rikonstruktim të banesave që u dëmtuan pas 26 nëntorit. 

Vetëm mbrëmjen e 24 janarit, ishte Turqia ajo që u godit nga tërmet me magnitudë 6.8 gradë të shkallës righter, që la pas 35 viktima dhe mbi 1600 të plagosur.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi 28 janar 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shqiperi 28 janar 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 19:15

TIRANË- Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur ...