Aktualitet

Shpallen zonat e reja për rindërtim/ Dalin hartat e zhvillimit për banesat në Thumanë, Laç dhe Shijak pas tërmetit tragji

28 Janar 2020, 19:08 Nga DOSJA
Shpallen zonat e reja për rindërtim/ Dalin hartat e zhvillimit

TIRANË- Ditën e sotme, qeveria ka shpallur  hartat territoriale të zonave për zhvillim, ku do të ndërtohen banesat e reja për të strehuar të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, të cilët pas kësaj fatkeqësie ngelën në ‘qiell të hapur’.

Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut, si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç.

Për Bashkinë e Krujës dhe të Shijakut nga qeveria caktohet Fondi Shqiptar për Zhvillim si njësia zbatuese, e cila do të koordinojë projektin dhe është përgjegjëse për rindërtimin e zonës.

Ndërkohë, për Bashkinë Kurbin njësia zbatuese e projektit do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, e cila do të jetë përgjegjëse për shpronësimet e ndërtesave në këtë zonë dhe fillimin e punimeve për ndërtesat e reja pas tërmetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hartat e zhvillimit kruje laç zonat per rindertim hartat e zhvillimit kruje laç zonat per rindertim

Sondazh

Poll