Aktualitet

Hajdutët bënin ‘kërdinë’ në Belsh/ Dy banesat e biznesmenëve pre e vjedhjes, kamerat e sigurisë kapin autorët, pamje

28 Janar 2020, 19:36 Nga DOSJA
Hajdutët bënin ‘kërdinë’ në Belsh/ Dy

BELSH- Një tjetër grabitje ka ndodhur në qytetij e Belshit, ku pre e kësaj vjedhjeje ka rënë banesa e në pronësi të shtetasit Gëzim Gjoshi, i cili zotëron disa biznese. Mësohet se hajdutët janë futur në banesën e tyre rreth orës 01:45 të së hënës dhe pasi kanë hapur kasafortën, kanë marrë prej aty një shumë parash.

Ata janë pikasur nga e zonja e shtëpisë pas zhurmave të shkaktuara gjatë kohës që kryenin vjedhjen në banesë dhe më pas janë larguar menjëherë. Por, imazhet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në biznesin e familjes Gjoshi. Ndërkohë, pamjet i janë dorëzuar policisë, e cila po punon për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj grabitjeje. Po i njëjti grup personash dyshohet se ka kanë vjedhur dhe banesën e familjes së Gazmend Hysës, që gjithashtu merret me biznes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend hysa gezim gjoshi vjedhje ne belsh gazmend hysa gezim gjoshi vjedhje ne belsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 19:15

TIRANË- Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur ...